“Bashkim pa vlerë ligjore”, Çupi për ‘paktin’ Bardhi-Berisha: Kjo që ka ndodhur është lëvizje në sens të kundërt

schedule18:34 - 13 Shkurt, 2024

schedule 18:34 - 13 Shkurt, 2024

TIRANË- Analisti i njohur Frrok Çupi tha se përkundër asaj që deklarohet nga Gazment Bardhi dhe përfaqësuesit e “Foltores”, në Partinë Demokratike nuk ka një bashkim real. Gjatë intervistës në “Special Report”, Çupi theksoi se veprimi i grupit të Bardhit me ato të “foltores”, është një akt, i cili nuk ka asnjë vlerë ligjore, institucionale apo dhe morale.

Ai thekoi se të gjithë të “bashkuarit” kanë akuzuar njëri-tjetrin dhe në këto kushte do duhet të përgjigjen për mllefet, që kanë hedhur në publik.

“Bashkim nuk mund të ketë pa pasur një pikë, kush bashkohet me kë. I gjithë veprimi është pa vlerë institucionale dhe pa vlerë morale, secili ka akuzuar secilin dhe secili dushet të dëshmojë për atë që ka akuzuar.  Atje nuk është një parti, asnjëri prej atyre që janë aty nuk njihen nga ligji. I vetmi bashkim mund të kryhej, nëse më vërtetë do duhej të bashkonin, do duhet të shkonin të PD dhe PD është ajo që njihet nga ligji. Kjo që ka ndodhur është lëvizje në sens të kundërt. Është një sens i kundërt, sepse i gjithë grupimi është një hallakatje anti-amerikane”, tha ai.

Sipas Çupit, Bardhi pas kthimit nga përtej oqeanit zgjodhi të veprojë kundër “porosive” të autoriteteve të SHBA. Ai shtoi se nuk mund të ketë bashkim rreth Sali Berishës, pasi ish-kryeministri nuk është ngrehinë partiake dhe përveç kësaj, ai ka llogari të hapura me drejtësinë për aferën “Partizani”.

“Bardhi sapo erdhi nga SHBA, bëri të kundërtën dhe shkoi të ato që janë destruktive me ligjin dhe institucionet. Berisha e ka shumë të qartë situatë, e di se çfarë do të ndodhë me të, se si do të paraqitet para drejtësisë. Ai  tenton të paraqitet me akte tribale. Ai po arrin që një grup njerëzit t’i mbajë poshtë ballkonit deri sa të shkojë në qeli. Ai shkakton turbullira në Parlament për të bërë lajm për botën”,  theksoi ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!