“Bashkim në mbështetje të SPAK”, Basha sulmon Nokën: Flasin për bashkim, por kërkojnë përçarje

schedule18:12 - 11 Janar, 2024

schedule 18:12 - 11 Janar, 2024

Bashkimi është prioritet i PD-së por jo në mënyrë mekanike. Kështu deklaroi Lulzim Basha në konferencën që po mban për mediat, teksa u pyet për ftesën nga grupimet e tjera për t’u bashkuar. Basha sulmoi edhe Flamur Nokën, teksa tha se flasin për bashkim por përdorin gjuhë përçarjeje.

“E para, bashkimi në politikë në çfarëdo formati politik nuk është bashkim mekanik. Historia e politikës 5 mijë vjeçare tregon se bashkimet mekanike janë pseudo-bashkime dhe dështojnë. Bashkimet në politikë janë bashkime interesash politike. Interesat politike të PD janë kauzat e PD-së që janë kauzat e shqiptarëve, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lufta kundër korrupsionit dhe aleanca strategjike me Perëndimin. Për këtë nuk ka nevojë t’i hedhim hi syve njerëzve, duke thënë një gjë në mëngjes dhe një tjetër në darkë. Flasim për bashkimin por ringjallim gjuhën e përçarjes, përdorim fjalorin e urrejtjes. Njerëzit nuk janë budallenj dhe e kuptojnë se kjo nuk është thirrje për bashkim.

Kjo është një alibi për të fshehur krizën e rëndë ku e futën veten, që është krizë pa kthim. Por PD, siç e kam thënë prej momentit tim të parë të rizgjedhjes, e ka bashkimin e opozitës prioritet absolut, por jo bashkim mekanik.  Bashkimi është rreth kauzave, e para reforma zgjedhore. Cilat aspekte të reformës zgjedhore që ka propozuar PD janë kundër këtij bashkimi. Ejani sepse keni edhe formatin e komisionit, ku e gjithë opozita është e përfaqësuar dhe t’i lëmë alibitë nda Ramës. Opozita e ka propozimin që PD ka depozituar nëse ka mendime, propozime që duan t’i shtojnë, ne jemi të hapur t’i bëjmë pjesë. Ky është bashkimi dhe jo llafet që i nxjerrin bojën njëri-tjetrin. Kauza dhe parimet, janë parametrat e bashkimit.”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!