Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni ka graduar komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës gjeneralmajor Bashkim Jasharin me gradën gjenerallejtënant
Në ceremoninë e dekorimit mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj.
Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor. Para tij, në krye të FSK-së ishte gjenerallejtënant Rrahman Rama.