Bashkim apo dorëzim i PD? Xhaferaj: Të përgatisim një alternativë që i duhet shqiptarëve

schedule21:02 - 11 Mars, 2024

schedule 21:02 - 11 Mars, 2024

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinad Xhaferaj, i ftuar në “Real Story” tha se bashkimi mes fraksioneve në PD është një gjë e mirë, ndërsa shtoi se ky bashkim duhet të justifikojë qëllimin e bashkimit, në kuadrin e përfaqësimit të shqiptarëve.

“Jemi më  mirë që u bashkuam. Tani, a do funksionojë më mirë si bashkim në diversitet apo do funksionojë si dorëzim pa dinjitet, ngelet për t’u parë. Unë jam investuar te linja e bashkimit në diversitet për të përgatitur një alternativë që i duhet shqiptarëve”, tha ai.

Ai shpjegoi, se qytetarëve shqiptarë, u duhet më shumë se kurrë që opozita t’u paraqitet si një alternativë e mirëfilltë.

“Kjo i duhet shqiptarëve dhe kjo i duhet opozitës. Në qoftë se, në muajt në vijim, në ne nuk transformohemi në një alternativë në interes të qetarëve dhe sillemi në funksion të asaj që duan qytetarët shqiptarë ne nuk hapim dot garë dhe nuk bëhemi konkurrues në 2025”, tha Ferdinand Xhaferaj./ abcnews.al