Bashkia e Kukësit para disa javësh nxori në shitje aksionet që ajo zotëron në Klubin e Futbollit të Kukësi, teksa priste që në zyrat e këtij institucioni të paraqiteshin edhe ofertat e para.
Pas 3 javës nga hapja e ankandit në derën e Bashkisë së Kukësit nuk ka trokitur asnjë i interesuar për të blerë 12.5% e aksioneve të skuadrës verilindore.
Sipas “Supersport”, asnjë biznesmen apo sipërmarrës nuk ka shfaqur interes për të qenë një nga aksionerët e skuadrës së Kukësi.
Studio-auditi, që ishte ngarkuar nga Bashkia Kukës e ka vlerësuar me 6.5 milionë lekë të rinj përqindjen e aksioneve që zotëron bashkia. Pas miratimit të ligjit të sportit, nuk do të lejohet që pushteti lokal apo instancat shtetërore të zotërojnë përqindje në klubet sportive, duke i kthyer në shoqëri aksionare ose në pronë të privatit.
Mbetet për t’u parë nëse në raundin e dytë do të ketë të interesuar për të marrë 12.5% të klubit të Kukësit. 87.5% aksioneve aktualisht zotërohen nga Lavdrim Gjici. /f.a/abcnews.al