Bashkia Skrapar hapi tenderin për drekë në ndër të Piperos, mjeku: Fama paska ca kusure, anulojeni!

schedule20:55 - 10 Qershor, 2020

schedule 20:55 - 10 Qershor, 2020

Pas lajmit se Bashkia Skrapar kishte hapur tender për organizimin e një dreke në nder të mjekut Pëllumb Pipero, ky i fundit ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale.

Mjeku thotë se ndihet i nderuar dhe është mirënjohës për titullin nga Bashkia e vendlindjes së tij, por në lidhje me ceremoninë e drekës që ajo kërkon të organizojë me këtë rast, Pipero shkruan se në respekt të situatës, dreka të anulohet, dhe shumë e parave të orientohet për nevoja të tjera të bashkisë, dhe në ndihmë të familjeve në nevojë.

LEXO edhe: DOKUMENTI/ Çudit Bashkia Skrapar, hap tenderin për drekë me mjekun Pëllumb Pipero

“Keshilli Bashkiak i Skraparit me ka akorduar Titullin “Qytetar Nderi” qe eshte nderi me i madh qe mund te me beje vendlindja ime dhe per te cilin do ti jem gjithe jeten mirenjohes, qytetareve, Keshillit Bashkiak dhe Kryetarit te Bashkise se Skraparit. Dhe “kusuri” eshte lajmi qe po lexoj ne te gjitha portalet se Bashkia ka vendosur te organizoje dhe nje dreke ne cermonine qe do te organizohet me kete rast!

Do ta konsideroja nje nder po aq te madh, qe ne respekt te situates dreka te anullohet dhe ajo shume sado modeste qofte te orjentohet per nevoja te tjera te Bashkise dhe qytetareve te Skraparit, ndoshta ne ndihme te familjve ne nevoje!

Duke ju falenderuar edhe nje here, ju premtoj se do punoj gjithe jeten time me perkushtim profesional e pergjegjesi qytetare, per ta merituar Titullin e Qytetarit te Nderit te Vendlindjes time!

Me mirenjohje! Pellumb Pipero”, shkruan Pipero.

/abcnews.al