“Bashkia nuk mund të qendrojë pa kryetar”, Haxhimali: Nëse gjykata nuk liron Belerin, Himara në zgjedhje të parakohshme

schedule13:33 - 26 Mars, 2024

schedule 13:33 - 26 Mars, 2024

Kryetari i shoqatës së bashkisë, Agron Haxhimali ka deklaruar se bashkia e Himarës nuk mund të qendrojë pa kryetarë dhe mbledhja e vendosur në këshillin bashkiak është një zgjidhje jashtë kuadrit ligjor.

Ai ka theksuar se një nga zgjidhjet është ajo me tre këshilltarë bashkiakë.

“Çështja në Himarë është shumë komplekse. Këto vështirësi në administratë u shkaktuan sidomos me arrestimin e kryebashkiakut Jorgo Goro. Fakti që këshilli bashkiak ka vendosur të bëjë një mbledhje, do të thotë që nuk do të rri në këto kushte. Nuk ende një ide të qartë se kush do ta drejtojë bashkinë, pasi dhe kryetari dhe ish kryetari ndodhen përballë drejtësisë.

Ne po kërkojmë një zgjidhje jashtë kaudrit ligjor, por unë nuk i besoj shumë kësaj zfjidhje pasi ato janë dy nënkryetare që i në detyrë Zoti Jorgo Goro dhe kjo e kompromenton pak procesin për mendimin tim, ndaj them që për mua nuk është zgjidhja më e mirë, por është një zgjidhje më e keqe e përkohshme.

Çështja shtrohet zoti Goro a është kryetari legjitim dhe ka të drejtë të emërojë nënkryetarët dhe këto nënkryetarë të jenë ligjërisht aty. Zgjidhja më e keqe është. Për mendimin tim, zgjidhja do të ishte një zgjidhje kompromisi, gjithëpërfshirëse. Unë do ta ftoja këshillin bashkiak me një zgjidhje tjetër. Bashkia Himarë të drejtohet minimalisht nga tre persona që do të vijnë nga radhët e Këshillit Bashkiak, pra tre vetë që do të vijnë nga 21 këshilltarët. Këshilli Bashkiak duhet të përcaktojë disa kritere, që ta bëjnë neutrale dhe asnjëanëse. Bashkia Himarë për shembull mund të drejtohet nga këshilltari më i vjetër i bashkisë ose këshilltarja më e re e bashkisë. E mira është që tre këshilltarët të gjejnë një formulë të përbashkët”.

Më tej, ai ka thënë se nëse gjykata nuk e liron Fredi Belerin atëherë Himara do të kalojë në zgjedhje të parakohshme.

“Varet nga vendimi final. Nëse gjykata lë në fuqi vendimin e mëpërparshëm, atëherë do të kemi zgjedhje. Nëse gjykata e nxjerr të pafajshme, atëherë bashkia Himarë shkon në zgjedhje. Në skenarët më të mundshëm sipas meje, zoti Beleri fillon punën sipas meje brenda verës, ose në vjeshtë do të kemi zgjedhje të parakohshme. Çështja është të presim vendimin e formës së prerë. Në këtë rast i lind detyra kryeministrit ta shkarkojë sipas vendimit të formës së prerë dhe të shpalli zgjedhjet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!