Reagimi publik qe ngjalli akti i të riut fierak që shpëtoi 2 të miturat nga tentativa e mbytjes që e ëma e tyre ndërmorri këtë fillim jave, mesa duket ka detyruar bashkinë e qytetit të kujtohet për Ardmir Muratajn.
Ai është nderuar nga kryebashkiaku i Fierit me çertifikatë mirënjohje për aktin human dhe vlerat qytetare.
Falë këtij akti Murataj deri sot i papunë është shpërblyer nga kryebashkiaku Armando Subashi dhe me një vend pune.
I riu ndërhyri kur pa që Rudina Kishta po tentonte të mbyste në lumin Seman 2 vajzat e saj binjake vetëm 6 vjeçare, pasi më parë i kishte vendosur zjarrin banesës së bashkëjetuesit të saj. /abcnews.al