Bashkia e Tiranës vlerësohet me çmim

schedule13:37 - 1 Maj, 2019

schedule 13:37 - 1 Maj, 2019

Bashkia e Tiranës është vlerësuar me çmimin “Shërbimi Publik i Vitit” për aplikacionin “Tirana Ime”. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeqyteti do ta vijojë revolucionin dixhital edhe me ri-jetësimin e Piramidës.

Aplikacioni “Tirana Ime” i cili u jep mundësinë qytetarëve të raportojnë problematikat që hasin në kryeqytet është vlerësuar me çmimin “Shërbimi Publik i Vitit” nga Albanian ICT Awards, platforma që vlerëson risitë teknologjike në Shqipëri.\

Kryebashkiaku  Erion Veliaj gjate marrjes se çmimit u shpreh se ky aplikacion ka ndihmuar bashkinë në uljen e kostove.

“Krejt papritur teknologjia na kurseu edhe para. Qindra rroga që paguheshin për inspektorët që nuk bënin asnjë gjë të dobishme, i kursyem dhe sot kemi 20 mijë përdorues aktivë të aplikacionit, të cilët raportojnë çdo problem në mënyrë të vazhdueshme”, tha Veliaj, duke shtuar se shumë prej investitorëve tradicionalë po i kthejnë sytë nga teknologjia.

Një tjetër projekt që do të ndihmojë të rinjtë të kthejnë sytë nga tekonlogjia është rijetësimi i Piramidës dhe kthimi i saj në qendër të inovacionit.

 “Jam sot shumë krenar që Piramidën, ndërtesën kryesore të qytetit, ajo që quhet një nga pronat më të rëndësishme publike shqiptare, do e kthejmë në një platformë për këto dije”, theksoi Veliaj.

Albanian ICT Aëards vlerëson dhe shpërblen çdo vit profesionistë, udhëheqës biznesesh, inovatorë, akademikë dhe të rinj të cilët kanë lënë gjurmë teknologjike shqiptare me punën e tyre në komunitetet ku jetojnë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!