Bashkia e Tiranës rikonstrukton shkollën 9-vjeçare “Sharrë” në Kombinat

schedule13:05 - 15 Shkurt, 2019

schedule 13:05 - 15 Shkurt, 2019

Filozofia e Bashkisë së Tiranës sipas kryetarit Erion Veliaj është të çojë shërbimet më pranë qytetarëve. Veliaj ishte në Kombinat ku inspektoi punimet e kryera në shkollën e Sharrës.

Fëmijëve të Sharrës në Tiranë tashmë nuk do t’u duhet të udhëtojnë larg vendbanimit për t’u shkolluar. Bashkia ka perfunduar rikonstruktisonin e shkolles 9- vjecare ne kete zone. Ne ta ka integruar dhe sistemin parashkollor. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj punimet e kryera i inspektoi bashkë me deputeten socialiste Blerina Gjylameti.

“Është e padobishme që një fëmijë të kalojë dy orë në furgon në mëngjes dhe dy orë në furgon pasdite, qoftë në Kombinat, qoftë për të zbritur më poshtë në Tiranë. Pasja e një shkolle të mirë, mësuesve, profesorëve, edukatorëve të përkushtuar këtu na ndihmon që fëmijët të hedhin rrënjë aty ku kanë familjen. Jam i surprizuar për transformimin që ka pësuar shkolla e Sharrës. Gjithë filozofia si e qeverisë, si e bashkisë, ka qenë t’i çojmë shërbimet aty ku janë njerëzit”

Krahasuar me katër vite më parë kryetari i bashkisë thotë se e gjithë zona e Sharrës ka ndryshuar pamje.

 “Situata sot në Sharrë nuk është perfekte, por është si dita me natën me ç’ka qenë. Fakti që nuk del më tym nga landfilli, po që sot është i mbuluar dhe plehrat përpunohen në mënyrë jashtëzakonisht moderne; fakti që varrezat janë sistemuar, do të thotë që ka filluar një transformim”, u shpreh Veliaj, teksa premtoi investime në të 130 fshatrat e Tiranës. “Ka nevojë për më shumë transformime. Jo vetëm Sharra, por të 130 fshatrat e Tiranës kanë nevojë për ndërhyrje, ama krahasuar me katër vite ku nuk ndodhte asgjë, të paktën sot mund të themi se landfilli, varrezat dhe shkolla u bënë. Nga tre punë çdo vit, e kështu me radhë, mund të mbyllen të gjitha problemet”.

Ne shkollen 9-vjeçare  “Sharrë” veç punimeve në mjediset e brendshme dhe pajisjes me sistem ngrohje është rehabilituar dhe ambjenti i jashtëm, i cili është kthyer në një ambjent çlodhës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!