Bashkia e Tiranës me një grup të rinjsh fikën dritat e kryeqytetit

schedule13:40 - 31 Mars, 2019

schedule 13:40 - 31 Mars, 2019

Edhe këtë vit, dritat në rrugët kryesore të kryqeytetit u fikën për 60 minuta, për të shenjuar Orën e tokës. I pranishëm në këtë traditë kryebashkiaku Erion Veliaj, kujtoi rëndësinë që ka kujdesi i banorëve për planetin tokë.

Duke ndezur qirinjtë, qirinjtë e ndezur, balona, këngë nga ata. Ora e Tokës, një lëvizje sensibilizuese e cila kërkon të mbrojë planetin nga ndryshimet klimatike. Pikërisht ata që prekën më së shumti nga ky fenomen, të rinjtë, u bënë pjesë e organizimit të bashkisë në kryeqytet gjatë fikjes së dritave për plot një orë.  Mbrëmja u shoqërua me muzikë të performuar nga vetë ata dhe e ndriçuan sheshin me qirinj.

“‘Ora e tokës’ është vetëm arsyeja, motivi për të nisur diçka që do zgjasë si aksion për gjithë jetën tonë. Unë besoj se në Tiranë po vjen një brez i ri. Takoj djem dhe vajza gjimnazistë, çuna dhe goca në 9-vjeçare, që janë sot shumë më të emancipuar, të cilët nuk e shohin “Orën e Tokës” si sebep, por e shohin si një arsye për të jetuar një stil tjetër jete. Për çdo djalë dhe vajzë që ka mbjellë një pemë sot, do të thotë që ka hedhur rrënjë në qytet, që është më ndryshe se qyteti që trashëguam dje”.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe i ftoi ata të bëhen pjesë e sa më shumë nismave të bashkisë për të ndryshuar qytetin por edhe të gjithë Shqipërinë.

“Kemi edhe një muaj kohë për të mbjellë akoma më shumë pemë. E kemi filluar një proces me biçikletat, me makinat elektrike, me ndalimin e qeseve plastike, por pyetja është kjo: Nëse ky është vetëm një angazhim për fundjavë, sigurisht që është bukur, por nuk quhet. Nëse është një angazhim për gjithë jetën tonë, atëherë mund të bëjmë diferencën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!