Bashkia e Sarandës hesht për grabitjen e lulishtes

schedule15:54 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 15:54 - 26 Dhjetor, 2020

Nga Xhevahir Zhabina

Pas publikimit të skandalit për grabitjen e pronës publikë në bregun e detit të Sarandës, ABC sjell të tjera prova dhe fakte se si institucionet vendore fshihet pas procedurave, duke i hapur rruge kështu tjetërsimit të lulishtes prej 1200 metrash.

Në 15 korrik të këtij viti me anë të avokatit Flamur Lazaj, tre qytetarët që denoncuan grabitje i kërkojnë informacion bashkisë së Sarandës. I pari fakt kërkohet nëse këshilli bashkiak i këtij qytetit në vitin 2000 ka miratuar parcelat 164/1 dhe 165/1 në bllokun H-6 për shtetasit Armandi Nelaj dhe Trashëgim Iliazi.

Gjithashtu kërkohet nëse bashkia ka lidhur kontratë për shitje trualli me këta persona dhe a janë arkivuar kontratat. E fundit që kërkohet ndaj bashkisë të konfirmojë nëse në studimin urbanistik të zonës Hotel-Turizëm kanali i Çukës të miratuar në vitin 1999 ka të miratuar parcelat 164/1 dhe 165/1, blloku H-6. Nëse nuk ka si është miratuar kjo sipërfaqe.

Bashkia e Sarandës brenda dy javësh kthen një përgjigje ku fillimisht sqaron Armandi Nelaj dhe Trashëgim Iliazi nuk janë trajtuar nga këshilli baskia në vitin 2000 dhe nga verifikimet e kryera në arkivën e institucionit nuk ekziston një kontratë.

Po në këtë shkresë bashkia konfirmon se në bazë të planit urbanistik për zonën ku ndodhet lulishtja 1200 metra katrore nuk ekzistojnë parcelat me numrat 164/1 dhe 165/1 në bllokun H-6. Këto përgjigje të bashkisë konfirmojnë pretendimet e qytetarëve që prona publike po grabitet nga private me dokumente të falsifikuara.

Por këtu nis edhe çudia se si dy institucione nuk merren vësh më nëjri tjetrin në rastin më të mira. Ndërsa në rastin me të keq mund të jenë palë me grabitjen e pronës pasi mos veprimi i tyre ngre shumë dyshime.

Ne ishim fillimisht në kadastrën e Sarandës e cila kryen regjistrimin e pronës, aty ku qytetarët kanë bërë dhe një ankesë. Folëm më nëndrejtoreshën e institucionit Rovena Alikaj , e cila na sqaroi se fillimisht ata kanë kërkuar informacion për këtë pronë. Por bashkia nuk ktheu përgjigje brenda një muaji dhe ata vazhduan procedure e regjistrimit të pronës në bazë të VKM 229 të vitin 2019.

Pas ankesë së qytetarëve Alikaj na thotë se se ata kanë rikërkuar informacion dhe bashkia i ka sjellë një shkresë ku i thotë se dosja është sekuestruar nga prokuroria dhe ata nuk kanë asnjë dokument.

Ne iu drejtuam bashkisë së Sarandës për të dhënë versionin e tyre mbi këtë skandal. Por ajo ç’ka gjetëm aty ishte indiferencën e tyre për të na dhënë një përgjigje.

ABC në ditët në vijim do të vazhdojë të sjellë prova dhe dokumente të tjera të cilat faktojnë se disa persona apo edhe institucione janë të përfshirë në tjetërsimin e lulishtes prej 1200 metrash e cila ndodhet ne bregun e detit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!