Bashkia e Lezhës vendos taksë për arsimin, një mijë lekë në vit

schedule10:25 - 1 Shkurt, 2018

schedule 10:25 - 1 Shkurt, 2018

Bashkia e Lezhës ka miratuar me shumicën e votave të këshilltarëve një taksë të re që do të jetë taksa për arsimin. Ajo do të paguhet një here në vit dhe vlera e saj është një mijë lekë të reja. Kryetari i Bashkisë tha se kjo lloj takse është implementuar më parë në kryeqytet dhe do të përdoret vetëm për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore.  Taksa e re e arsimit do të jetë më e lartë për njësite e prodhimit dhe subjektet ndërtuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!