Bashkia e Kukësit po rindërton rrugën më të dëmtuar të qytetit

schedule11:36 - 29 Tetor, 2017

schedule 11:36 - 29 Tetor, 2017

Një nga problemet më shqetësuese për tregetarët dhe qytetarëve të Kukësit duket se mori zgjidhje. Ruga e Tregut ose unaza veriore e qytetit është drejt përfundimit. Një investim i Bashkisë Kukës prej 97 mil lekë të reja, të siguruara përmes fondit të zhvillimit të rajoneve por rindërton të plotë segmentin. Janë kryer të gjitha punimet e nevojshme, kanalizimet e ujrave të bardha e të zeza, trotuaret, ndriçimi. Segmenti i dytë mbyllet brenda vitit kurse dy segmentet e tjera do të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm e në bazë të kontratës afati përfundimtar është 31 dhjetori i 2018, thonë zyrtarë të Bashkisë së Kukësit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!