Bashkëshortja u infektua me Covid, karantinohet familja e mjekut Ardian Mata në Krujë

schedule17:19 - 3 Qershor, 2020

schedule 17:19 - 3 Qershor, 2020

 Covid hyn në shtëpinë e mjekut të spitalit të Krujës Ardian Mata.

“Kruja po bëhet një vatër shumë e nxehtë i bëj thirrje ministrisë dhe ISHP-së të vijë të shikojë situatën në Krujë. Të bëjë dhe tamponet. Të hapin një qendër të veçantë ministria se shumica janë të varfër kanë një dhomë e një kuzhinë dhe karantinimi mund të jetë i dështuar”, është shprehur mjeku.

Mjeku radiolog i spitalit të Krujës, Mata disa herë me radhë ka guxuar të flasë hapur duke kërkuar vëmendje më të shtuar nga ana e strukturave të larta të shëndetësisë për përhapjen e Covid në Krujë.

E pak kujt do t’ia merrte mendja që virusi mund të hynte në shtëpinë e tij. 2 ditë më parë është konfirmuar pozitive bashkëshortja e tij e cila është punonjëse e shëndetësisë pranë njësisë vendore të shëndetit publik në Krujë. Ajo ju  merrte tampontët të dyshuarve me koronavirus.

Një prej të prekurve me shumë të ngjarë e ka infektuar dhe atë. Për momentin gjendja shëndetësore e saj është e qëndrueshme dhe po mjekohet në banesë.

Ndërsa bashkëshorti, radiologu Mata ka rezultuar negative. Ai ka kryer testin e parë dhe për momentin nuk është i prekur nga virusi i ri. Po siç protokolli e kërkon e gjithë familja Mata dhe të afërmit e tyre janë  karantinuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!