Bashkëshortja i dhuroi veshkën, alpinisti tregon me lot në sy historinë e jetës: I jam mirënjohës gjithmonë

schedule10:41 - 14 Mars, 2023

schedule 10:41 - 14 Mars, 2023

Sipërmarrësi, Besnik Reka i ka emocionuar të gjithë me historinë e tij tepër prekëse. Para disa vitesh, ai humbi të dyja veshkat dhe kaloi në dializë. Si pasojë, bashkëshortja e tij ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm dhe i ka dhuruar njërën veshkë të saj.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Besniku ka treguar me lot në sy të gjithë historinë, duke thënë se gjatë gjithë jetës do t’i jetë mirënjohës bashkëshortes. Gjithashtu, ai ka zbuluar se pavarësisht shëndetit ka vendosur të mos dorëzohet duke ndjekur edhe pasionet e tij, siç është ai i alpinizmit.

“Në fillim bëra operacion, hoqa veshkën e majtë, mbajta të djathtën dhe vazhdova jetën deri në një moment kur edhe e djathta pastaj u kuptua që nuk po funksiononte më. Edhe u detyrova të bëja dializën.

Unë e kam marrë me sportivitet, asnjëherë nuk e kam menduar që po shkoja në dializë. Zakonisht, dializa ka qenë tre here në javë dhe unë kam mbaruar punë dhe më pas kam shkuar jam futur në dializë. Kështu që s’jam dorëzuar asnjëherë. Mbas dializës ke dhimbje koke dhe unë kam dal e kam ecur pasi jetoj në një fshat të Ferizajt.

Veshkën ma ka dhuruar bashkëshortja ime. Vendimin e ka marrë me kënaqësi. Një herë e kam filluar me nënën, donin të ma jepnin të dyja dhe kishin filluar mes tyre. Edhe unë vendosa të ma jepte nusja veshkën sepse ishte më e re se nëna. I jam mirënjohës nuses gjithë jetës, i them faleminderit çdo herë. I jam falenderues gjithë jetës”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!