Që në ditën e parë të punës si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda firmosi lëvizjen e parë në radhët e uniformave blu, Anisa Duçkollari, bashkëshortja e Dëshmorit të policisë, Sajmir Duçkallari emërohet Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Këtë detyrë, më herët e mbante Zef Laska, i cili ka mbushur moshën e pensionit.
Anisa Duçkollari është me gradën Drejtues dhe ka mbajtur postin e Shefes së Sektorit në drejtori. Kjo është hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme.
Anisa është bashkëshortja e Sajmir Duçollarit, që 15 vite më parë u vra në Durrës bashkë me tre kolegë të tij të operacionales, Fatos Xhanin, Altin Dizdarin dhe Kastriot Feskajn, në përpjekje për të arrestuar Dritan Dajtin, një ndër të shumëkërkuarit e asaj kohe.
Në ngjarjen e rëndë të ndodhur në 2009-ën, Dajti mbeti vetë i plagosur dhe nga shkëmbimi i zjarrit u vra miku i tij.
Kjo ngjarje ka pasuar me një kalvar të gjatë seancash ghyqësore. Ish Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi atë me burg të përjetshmë, por më vonë Apeli vendosi një dënim me 25 vite burgim.
Pas rekursit të Prokurorisë, dosja kaloi në Gjykatën e Lartë e cila vendosi lënien në fuqi të Shkallës së Parë, atë të burgut përjetë.
Por pak muaj më parë, nëpërmjet avokatëve mbrojtës, Dritan Dajti kërkoi lirinë në Gjykatën e Elbasanit që të miratojë vendimin me 25 vite burg e të lirohet nga qelia me argumentin se e ka shlyer këtë dënim.
/abcnews.al/