Bashkëqeverisje me Ramën? Berisha: Puthje me vdekjen

schedule20:51 - 18 Tetor, 2018

schedule 20:51 - 18 Tetor, 2018

Një puthje me vdekjen dhe vidhisje e mëtejshme e Shqipërisë në honet e katastrofës e ka konsideruar ish-kryeministri Berisha bashkëqeverisjen me mazhorancën aktuale. Sipas tij kjo qeveri duhet të rrëzohet me forcë dhe revolucion.

“Një qeverisje me qeverinë aktuale do ishte një puthje me vdekjen për plurarizmin dhe vidhisje e mëtejshme e Shqipërisë në honet e katastrofës. Revolucioni krijon kushtet në rast se një qeveri vendos të përdorë fonde të pakufizuara, vendos të përdorë policinë çka do të thotë të mobilizojë të gjithë rrjetin e policisë kriminale për votën, përdor resurset ajo nuk ka vullnet për të dorëzuar pushtetin ajo duhet rrëzuar me forcë”.

Berisha e sheh situatën politike në vend në kushtet e një grushti shteti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!