Të shumtë ishin zërat e një bashkëpunimi të mundshëm mes Sali Berishës dhe Ilir Metës pas rikthimit të këtij të fundit në politikë. Por teksa LSI sot mbante Konventën e fundit, Sali Berisha ndodhej në Fier. Kjo ngriti pikëpyetje nëse Berisha dhe Meta do të vijojnë “betejën” së bashku kundër Ramës apo jo.
Klevis Balliu, i ftuar në“Log.” Në Abc me gazetarin Endri Xhafo u shpreh se Berisha dhe meta kanë bashkëqeverisur edhe më herët bashkë dhe kanë pasur sukses. Sipas tij, politikanët e mëdhenj dinë të bashkëpunojnë.
Balliu: Berisha dhe Meta kanë bashkëqeverisur dhe kanë pasur suksese të mëdha siç është liberalizimi i vizave. Politikanët e mëdhenj dinë të bashkëpunojnë, aq më tepër kur bëhet fjalë për interesat e vendit. Partia e Lirisë del nga thirrja që ka vendi sot. Çfarë mungon në Shqipëri? Liria. Mungesa e lirisë ndihet te qytetarët dhe kjo mungesë sjell nevojën për ndërrimin e emrit. Vendi është në një situatë kritike dhe nuk ka lidhje me të qenit i majtë apo i djathtë.
Meta tha se LSI e ka kryer misionin e saj, ndërsa shtoi se tashmë liria dhe referendum do qëndrojë si shpata mbi klasën politike( duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Ramën) si dhe do të çojë përpara procesin e integrimit evropian të vendit.
“Mbizotëron liria, sovraniteti mbi çdo gjë tjetër. LSI e kreu misionin e saj për të zhbllokuar integrimin përmes rotacionit dhe i shërbeu integrimit në mënyrë të vazhdueshme si askush tjetër. Tani është liria dhe referendumi që do të qëndroj si shpata e Demokleut mbi këtë klasë politike që do të na çoj dhe drejt procesit të integrimit evropain të vendi”, ishte deklarata e tij.
Balliu mendon se aktivizimi i qytetarëve drejt krijimit të politikave është i domosdoshëm, por shtoi se duhet një mekanizëm për të mbrojtur votën e referendumit.
Balliu: Aktivizimi i qytetarëve drejt krijimit të politikave është i domosdoshëm. Referendum është një mekanizëm, i cili në vetvete nuk është shumë i lehtë. Do duhet të gjendjet një mënyrë për të mbrojtur votën e referendumit.
/Abcnews.al/