Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bashkëpunimi Shqipëri-SHBA/ Mbrojtja, Vengu: Sistemi Javelin, simbol force dhe qartësi strategjike. Vendi ynë po investon në kohë paqeje

schedule14:11 - 27 Shkurt, 2026

schedule 14:11 - 27 Shkurt, 2026

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr. Vengu tha se Shqipëria ka zgjedhur të investojë në mbrojtje në kohë paqeje dhe se nuk armatoset për të kërcënuar askënd por që askush mos ta vërë në provë.

Më tej, në fjalën e tij Vengu tha se sistemi Javelin nuk është thjesht një symbol force por është një mësazh qartësie strategjike.

“Është kënaqësi në këtë moment tranzitimi të detyrës time të linim këtë shenjë sot së bashku me partnerët tanë amerikanë. Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin” JAVELIN”, të porositur prej vitesh dhe pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë me SHBA. Ky sistem nuk është thjesht një simbol force, është edhe një mesazh qarëtësie strategjike. Shpesh më bëjnë pyetjen pse vendet shpenzojnë sapo i jepet mundësia shpenzojnë kaq pak në Mbrojtje dhe kur përpiqem ta logjikoj përgjigjem më vjen në mend të them që siguria është e padukshme kur funksionon. Paqja krijon iluzionin se është një gjendje natyrore dhe investimi në mbrojtje nuk prodhon duartrokitje por në fakt shmang kriza që askush nuk do t’i përjetojë. Vendet që hezitojnë të investojnë në mbrojtje investojnë vonë nën trysni, por Shqipëria ka vendosur dhe zgjedhur të investojë në kohë paqe me qetësi me plan me disiplinë buxhetore.



Sistemi Javelin është pjesë e kësaj filozofie. Shqipëria nuk armatoset për të kërcënuar askënd por që askush mos e vërë në provë.”   /abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!