Gjuhën, Letërsinë, Historinë dhe Gjeografinë nxënësit në shkollat nëntë vjeçare në Shqipëri dhe Kosovë t’i mësojnë me tekste të përbashkëta.
Sugjerimi vjen nga specialistët e arsimit të cilët thonë se ky duhet të jetë hapi i radhës pas unifikimit të kurrikulës për arsimin parauniversitar mes dy vendeve. Ky është vetëm një nga rekomandimet pjesë e udhërrëfyesit. “Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë në sektorin e arsimit” hartuar prej studiuesve të dy vendeve.
Ata sugjerojnë gjithashtu përafrim të programeve të formimit, licensimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore.
“Të dy sistememt tona arsimore sa i përket produktit lënë për të dëshiruar. Propozimet duhet të jenë të tilla që të konsiderojnë jo vetëm nivelin aktual të cilësisë në të dy sistemet, por të synojnë që qeveritë nëse do i zbatojnë prpozimet të sigurojnë rezsultate të cilat janë të besueshme”.
Sa i përket arsimit të lartë sugjerimi vjen për krijimin e një fondi të përbashkët për të mbështetur lëvizjen e stafit akademik , studentëve , organizimin e programeve të përbashkëta të studimit dhe kërkimin shkencor. /abcnews.al