Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u diskutua lidhur me procesin e integrimit, dhe kostot që do të mbajë sipërmarrja shqiptare në këtë rrugëtim.
Gjatë intervistës, ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj nënvizoi se bizneset duhet të rrisin bashkëpunimin.
Gjithashtu theksoi se është shumë e rëndësishme që bizneset të ketë më shumë njohuri për tregun europian.
“Që biznesi të bëhet pjesë e integrimit është domosdoshmëri dhe duhet të ketë veprim brenda kompanisë dhe ndërveprim me aktorë dhe palë të tjerë. Biznesi shqiptar nuk mund të jetë më i izoluar dhe duhet të rrisë bashkëveprimin edhe me atë që janë entitete ndërmjetëse. Nëse çdo biznes në vetvete do bëjë një interesim individual, pra çfarë duhet të bëj që të mbroj biznesin tim nga produkte që vijnë nga jashtë. Edhe vetë biznesi duhet të dalë nga guacka e tij që të rrisë pjesëmarrjen dhe të hapë dritaren e tij…Këta biznese do të ishte shumë më mirë nëse do dilnin nga guackat e zhvillimit të tyre brenda Shqipërisë…”, tha ekspertja Nunaj.
/abcnews.al/