Bashkëpunimi Milan-Pioli i destinuar të vazhdojë, kuqezinjtë kanë gati rinovimin

schedule14:12 - 6 Nëntor, 2021

schedule 14:12 - 6 Nëntor, 2021

Stefano Pioli ka një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit e Milanit dhe siç duket palët po diskutojnë për rinovimin e kontratës.

Pioli ka bërë mirë më kuqezinjtë në muajt e fundit ku edhe rezultatet kanë folur në favor të teknikut të “djajve”.

Kontrata aktuale e Piolit skadon në fund të qershorit 2022, dhe drejtuesit e klubit i kanë ofruar timonierit të skuadrës zgjatjen e kontratës.

Një rinovim kontrate edhe për disa vite do ishte ideale për Milan, i cili nën drejtimin e Piolit është kthyer në nivelet më të larta të futbollit, ku këtë sezon bashkëkryeson me Napolin tabelën e klasifikimit me 31 pikë në 11 javë kampionat. /f.a/abcnews.al