Bashkëpunimi mes dy vendeve, Putin takohet me liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe

schedule15:01 - 11 Tetor, 2022

schedule 15:01 - 11 Tetor, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbështetur vendimin e fundit të OPEC, Rusisë dhe vendeve të tjera prodhuese të naftës për të kufizuar prodhimin si çelës për stabilizimin e tregut global të energjisë, teksa ai takoi udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe për bisedime, shkruan skynews.

Duke folur në fillim të bisedimeve të tij në Shën Petersburg me Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, sundimtarin e Abu Dhabit dhe presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Putin tha se lidhjet midis dy vendeve janë të rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe global.

Përkundër të gjitha vështirësive që ekzistojnë sot në marrëdhëniet ndërkombëtare, lidhjet midis Rusisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe në të gjithë botën”, tha Putin.

“Veprimet tona synojnë të sigurojnë stabilitet në tregjet globale të energjisë për t’i bërë si konsumatorët e burimeve të energjisë ashtu edhe ata që merren me prodhimin dhe furnizimin të ndihen të qetë, të kenë stabilitet dhe besim, për të ndihmuar në balancimin e ofertës dhe kërkesës.”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!