TIRANË- Drejtuesja ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro, u shpreh për “Sheshin e Dollarit” se ka një rritje e ndjeshme të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke vënë në dukje se fluksi i investimeve mes dy vendeve është disafishuar gjatë pesë viteve të fundit.
Sipas saj, sektorët me interesin më të madh për investime mbeten shërbimet dhe tregtia, ndërsa shtoi se edhe agropërpunimi paraqet një potencial të rëndësishëm, i cili duhet zhvilluar më tej.
Më tej, Saro nënvizoi se ky sektor mund të shndërrohet në një shtyllë të fortë të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Ajo bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit edhe në turizmin malor, duke theksuar se Kosova ka eksperiencë në këtë fushë dhe mund të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e përbashkët.
Në përfundim, Saro theksoi se forcimi i bashkëpunimit ekonomik është një prioritet, duke shtuar se Shqipëria dhe Kosova, të bashkuara, kanë potencial të madh për t’u pozicionuar më fuqishëm në tregjet ndërkombëtare.
“Fluksi i investimeve është disafishuar në një periudhë nga 2020-2025 Sektorët më me interes janë shërbimet dhe tregtia, por edhe agropërpunimi është një potencial që duhet ta avancojmë.
Ftojmë biznesin nga Kosova të na bashkohen në turizmin malor, sepse kanë edhe eksperiencën.
Për në është prioritet zhvillimi i këtij sektori. Të intensifikojmë më shumë fuqitë tona ekonomike. Bashkë jemi më të fortë dhe potencialin për të qenë në tregjet ndërkombëtare e kemi të madh”, tha ajo/abcnews.al


