Bashkëpunim i PS-së me parti të tjera për vendoret e 2023-it? Përgjigjet Balla

schedule11:36 - 10 Tetor, 2022

schedule 11:36 - 10 Tetor, 2022

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dha një deklaratë për mediet, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.

Teksa u pyet nëse PS do të ketë bashkëpunim me parti tjera për zgjedhjet vendore të 2023-it, Balla tha se PS vite e fundit ka guruara e vetme.

“Partia Socialiste nuk ka diskutuar për koalicione dhe bashkëpunim në këtë mbledhje. PS në 2017 dhe në 2019 ka garuar e vetme, në këte  aspekt ne e kemi qartësuar qëndrimin tonë”, tha Balla.

Ndërkohë opozita është shprehur e gatshme për bashkëpunime.

Aleatët e opozitës kanë dhënë dritë jeshile për një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 2023-it.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!