Protothema.gr ka publikuar dëshminë e nënës së 12-vjeçares që është përdhunuar në mënyrë sistematike për dy vite me radhë nga 53-vjeçari, Ilias Mihos.
Ky i fundit përveç se e ka përdhunuar të miturën e ka shfrytëzuar për prostitucion, në këmbim të pagesës.
Sipas të dhënave të deritanishme dyshohet se 12-vjeçarja është përdhunuar edhe nga 10 burra të tjerë, ndërsa lista e personave të interesuar për të në internet kalon shifrën e 200 personave.
Në prangat e policisë ka rënë edhe nëna e 12-vjeçares, pasi autoritetet greke dyshojnë se e ëma ka bashkëpunuar me Ilias Mihos, duke ekspozuar të bijën e saj në prostitucion. Megjithatë ajo mohon të ketë gisht në përdhunimin e të bojës teksa thotë se nuk ka qenë në dijeni të makthit që po kalonte 12-vjeçarja, shkruan abcnews.al.
Lexo edhe: Zbardhen SMS-të, 53-vjeçari abuzoi vetë pastaj filloi t’ia “shiste” të miturën burrave të tjerë
Ajo thotë në mënyrë karakteristike se nëse do ishte në dijeni të përdhunimit të së bijës do ia kishte nxjerrë sytë 53-vjeçarit.
Ndër të tjera nëna e 12-vjeçares bën me dije se ka punuar si sanitare në dyqanin e 53-vjeçarit dhe se në disa raste ka marrë me vete edhe të miturën. Ajo thotë se e bija shkonte shpesh te dyqani i Ilias pas shkolle, tre deri në katër herë në javë, teksa thekson se kishte 100% besim të 53-vjeçari, raporton protothema.gr.
Madje ajo zbuloi se kur 12-vjeçarja shkonte të dyqani i Ilias me të shkurtra , ai i thoshte të shkonte në shtëpi dhe të ndërrohej.
“Ai me hidhte hi syve”, ka pohuar e ëma mes lotësh.
Ajo ka thënë se i do shumë tetë fëmijët e saj dhe se nëse nuk jeton me ta, do të vrasë veten.
“Kam tetë fëmijë, nuk kam abortuar kurrë në jetë dhe këto ditë që jam pa ta vuaj. Mbrëmë isha në qendrën e paraburgimit dhe dëgjova dikë nga që thoshte se vajza ime është pu*** , doja të shkoja ta rrihja. Gjatë gjithë këtyre ditëve flas çdo ditë me fëmijët e mi dhe fëmijët e mi qajnë dhe më kërkojnë. Unë nuk kam faj për asgjë, do të vras veten pa fëmijët e mi. Unë i dua të gjithë fëmijët e mi dhe ata më duan mua”, citohet të ketë thënë nëna e 12-vjeçares./abcnews.al/