Bashkëpunëtor në vrasjen e ish-drejtorit të OST, prokuroria çon për gjykim dosjen e Dorjan Keqit

schedule09:52 - 18 Shtator, 2023

schedule 09:52 - 18 Shtator, 2023

40-vjeçari Dorjan Keqi i arrestuar rreth 1-vit më parë si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Energjisë Elektrike për Veriun Saimir Jaku, do të përballet në gjykatyë me akuzën “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet në lidhje me krimin e ndodhur me 9-shtator të vitit 2016 në një lokal në Rrëshen, dhe dosja penale me të pandehur 40-vjeçarin nga Kruja ka kaluar për gjykim.

Dorjan Keqi ishte ndaluar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur pas kryerjes së testit të alkoolit. Ndërsa priste vendimin e gjykatës për masën e sigurisë, është bërë edhe arrestimi i tij pasi janë depozituar përgjigjet e gjurmëve të gishtërinjve të 40 vjeçarit nga Kruja.

Këto gjurmë ishin gjetur në një bidon benzine të gjetur pranë vendit ku u gjet mjeti i djegur që ishte perdorur në vrasjen e drejtorit të OST. Ai i ka mohuar akuzat, por nuk ka dhënë shpjegime sesi kanë qenë të pranishme tek bidoni i benzinës gjurmët e gishtërinjve të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!