Një “ekip” për hir të vajzës, Irina Shayk flet si rrallëherë për raportin me Bradley Cooper

schedule14:15 - 3 Mars, 2021

schedule 14:15 - 3 Mars, 2021

Irina Shayk dhe Bradley Cooper gëzojnë një raport të mirë për hir të vajzës së tyre. Supermodelja 35-vjeçare në një intervistë për revistën Elle, ka zbuluar se si ajo dhe ish-partneri e kanë bërë vajzën e tyre 3-vjeçare, Lea, përparësinë e tyre pas ndarjes.

Unë kurrë nuk e kam kuptuar termin bashkë-prindërim. Kur jam me vajzën time, unë jam 100 për qind nënë, dhe kur ajo është me babanë e saj, ai është 100 për qind babai i saj. Bashkëprindërimi është prindërim.“, tha ajo.

Irina Shayk on Why She 'Never Understood the Term "Co-Parenting" ': It's Just 'Parenting'

Përveçse flet rrallë për ish-in e saj, Shayk thotë se nuk i kushton vëmendje asaj që thotë shtypi për marrëdhënien e tyre. “Marrëdhënia ime e kaluar, është diçka që më përket mua dhe është private”, shpjegon ajo.

“Është vetëm një pjesë e vetvetes sime të brendshme që nuk dua ta jap. Nëse ata duan të shkruajnë artikuj [për mua], ata po bëjnë punën e tyre. Unë jam përqendruar në jetën time dhe miqtë e mi. Pjesa tjetër është thjesht zhurmë.”

Irina Shayk Reveals Why She Refuses To Talk About Bradley Cooper In Interview 1 Year After Split ▻ Last News

Në janar, një burim i tha Entertainment Tonight se Shayk dhe Cooper kanë një “marrëdhënie shumë miqësore dhe të përzemërt”, ku ata punojnë për të qenë një “ekip” për vajzën e tyre.

“Rutina dhe orari i tyre për bashkë-prindërim po shkon normalisht dhe ata kanë respekt për njëri-tjetrin. Prioriteti i parë i Bradley është Lea dhe Irina është gjithashtu një mami praktike. Ata të dy duan atë që është më e mira për Lea, kështu që është e lehtë për ta që të jenë një ekip në atë drejtim.” /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!