Bashkëjetesa me autizmin/ Sfida e të riut gramshiot, vijon gjimnazin në moshën 29 vjec

schedule15:23 - 2 Prill, 2024

schedule 15:23 - 2 Prill, 2024

Fladorenti foli vonë. Po kaq vonë u ngrit në këmbë. Kishte çrregullime të spektrit autik, por prindërve të tij iu desh kohë ta pranonin.

“Gjithmonë bënim pyetjen njëri tjetrit dhe vetes, pse,  dhe nuk gjenim asnjë përgjigje, nuk na jepte askush një përgjigje. Ishte viti 1994 kur nuk njihej fare, se unë isha në fshat. Mundohesha në shtëpi me ato mundësitë e mija. Kishte raste më thoshin dhe familjarët, pse e lodh, lëre, por unë nuk u lodha”

Përgjigjet iu mungonin, por përpjekjet nuk i ndalën. Nga Gramshi u zhvendosën në Elbasan dhe më pas në Tiranë për shkollimin e të birit.

“Çfarë lënde të pëlqen? Matematika vetëm. Ato të tjerat janë të vështira.”

Sot Faldorenti ndjek gjimnazin. Angazhohet në arte, sport,  shkon dhe në një kurs gatimi.

“Ka bërë 11 klasë shkollë, dy i ka përsëritur në nëntë vjeçare, ka ndenjur disa vite në shtëpi se nuk donte të dilte. Tani i kam mbushur mëndjen dhe është në gjimnaz, si vjet është në vit të tretë gjimnaz tek Kristoforidhi.”

E ëma e ndjek kudo. Është kthyer në shoqen e tij të ngushtë. Sheh ecurinë e të birit dhe thotë se vetëm mbështetja e familjes nuk mjafton.

“Gjithmonë kur ka aktivitet i them do shkojmë, dhe kur thotë ai unë jam i lodhur nuk mundem, i them do shkojmë,  se do luaj dhe unë bashkë me ty… Nuk ka pasur shoqëri,  përkrahje, vetëm familjen. Se e gjykonte veten, thoshte nuk flas mirë, nuk më kuptojnë, nuk para kishte qejf që të dilte.”

29 vite bashkë. Në emër të dashurisë  për të birin, Donika, hoqi dorë nga shumë gjëra, por mësoi shumë të tjera. Më e  rëndësishmja, që në ditën botërore të ndergjegjesimit per autizmin vjen edhe si një mesazh per prinderit si ajo,  është ta bejne   luftën e tyre ndryshe, jo me mospranim.

” Të këmbëngulin, mos reshtin kurrë, se nuk është turp të kërkosh, thjeshtë po kërkon mbështetje dhe ndihmë për ta aktivizuar sa më shumë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!