Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bashkë prej kohësh, zbulohen detaje nga romanca e Rita Orës me regjisorin e famshëm

schedule17:05 - 27 Prill, 2021

schedule 17:05 - 27 Prill, 2021

Pak ditë më parë, bëri bujë në mediat e huaja lajmi se Rita Ora ka nisur një romancë dashurie me regjisorin Taika Waititi. Lidhja e re e dashurisë vjen pas muaj pas ndarjes nga ish partneri Romain Gavras. Dyshja u panë duke dalë nga një avion privat me Chris Hemsworth, gruan e tij Elsa dhe Matt Damon në Sidnei kohët e fundit, pas një udhëtimi në Gold Coast.

Dyshja kanë shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit në Sidnei

Por së fundmi burime për The Sun kanë konfirmuar se këngëtarja dhe regjisori kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin prej një kohe të gjatë, duke shijuar takime në të gjithë qytetin. Çifti janë parë së bashku në raste të shumta, të bashkuar me miq të ndryshëm.

Rita ndezi thashetheme ndërsa postoi këtë fotografi javën e kaluar

“Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbanin gjërat shumë të fshehta. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien – ata janë vërtet me njëri-tjetrin.”, tha burimi. Kujtojmë që Rita ndodhet prej disa javësh në Australi për shkak të angazhimit në “The Voice”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!