Bashkë në koalicion, po pozicioni në listë? Mediu takon sërish Bashën

schedule16:15 - 22 Shkurt, 2021

schedule 16:15 - 22 Shkurt, 2021

Tre ditë pasi Fatmir Mediu deklaroi se ka rënë dakord me Lulzim Bashën për të garuar në një koalicion, drejtuesit e dy partive sot janë takuar sërish në selinë blu, raporton gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj. Takimi vjen 48 orë para afatit final për koalicionet. Temë e diskutimit mes dy palëve është pozicioni që do të kenë ne listat e kandidatëve për deputetë emrat e Partisë Republikane.

Deri tani Lulzim Basha ka arritur dakordësinë me Agron Dukën, Nard Ndokën dhe Dashamir Shehin. Sot Lulzim Basha ka parashikuar që të ulet në tryezë edhe me Vangjel Dulen për të përcaktuar qarkun ku do të kandidojë kreu i PBDNJ-së, ku mundësitë kryesore janë Korça dhe Vlora.

Të mërkurën e 24 shkurtit, Lulzim Basha do të duhet të dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën e koalicionit opozitar dhe emrin me të cilën koalicioni do të përfaqësohet. Të gjithë partitë që do të jenë në koalicion me PD janë regjistruar tashmë në KQZ, por emrat e kandidatëve të tyre do të jenë të përfshirë në listën e Partisë Demokratike dhe do të bëhen publike në 5 mars./ db/ Abcnews.al