Bashkë me vëllanë ekzekutuan rapsodin e njohur e mikun e tij, kush është i arrestuari nga RENEA

schedule09:36 - 11 Shkurt, 2022

schedule 09:36 - 11 Shkurt, 2022

TIRANË- Edmond Përdoda është arrestuar orët e para të mëngjesit nga forcat RENEA në Lezhë. Ky person rezultonte në kërkim për akuzat e “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Kujtojmë se në datën 27.04.2020, në fshatin Lalm i Ri, Lezhë, janë vrarë me armë zjarri Kol Murrani dhe Preng Simoni. Autorët e ngjarjes janë identifikuar si vëllezërit Aleksandër Perdoda (aktualisht në burg, i dërguar për gjykim për vrasje në rrethana cilësuese) dhe Edmond Perdoda i cili u arrestuar sot nga RENEA.

Më 27.04.2020 Kol Murrani dhe Preng Simoni shkuan për të vizituar banesat e tyre të vjetra në fshatin Lalm Lukaj, por u përballën me dy vëllezërit e armatosur, të cilët dyshohet se kishin mbjellë kanabis në tokat e dy viktimave. Rapsodi i njohur Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u ekzekutuan me breshëri arme kallashnikovi. Trupat e viktimave janë lënë në pyll dhe janë gjetur nga djali i Preng Simonit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!