“Bashkë i themi stop diabetit”, Partizani i bashkëngjitet nismës

schedule16:56 - 14 Nëntor, 2019

schedule 16:56 - 14 Nëntor, 2019

Klubi i Partizanit i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Shoqatës së Fëmijëve dhe të rinjve me diabet, teksa ditën e sotme ekipi i të rinjve ka zhvilluar një ndeshje miqësore, sigurisht simbolike, me anëtarët  e kësaj shoqate.

POSTIMI I KLUBIT TË KUQ –  “Klubi Futbollit Partizani solidarizohet me kauzën, “BASHKË I THEMI STOP DIABETIT”. Ekipi U-19 i FK Partizani është bërë pjesë e aktiviteteve sportive të organizuara sot nga Shoqata e Fëmijëve dhe të rinjve me Diabet. Të rinj diabetik, anëtarë dhe vullnetar janë vënë përballë ekipit të kuq të drejtuar nga Ylli Shehu në një ndeshje miqësore”, shkruhet në njoftimin e bërë përmes faqes zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!