Bashistët kërkojnë “kokën” e Bardhit, fillojnë procedurën që mund të sjellë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm

schedule23:06 - 25 Korrik, 2023

schedule 23:06 - 25 Korrik, 2023

Kundërshtimet e forta dhe aktet kundër rikthimit të Lulzim Bashës, mund t’i shkaktojnë shkarkimin Gazment Bardhit, nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Akti i fundit, për të thirrur Këshillin Kombëtar të PD të enjten, me rend dite diskutimi për drejtuesin e ardhshëm të Partisë Demokratike, është diskutuar në një mbledhje të Kryesisë, që u thirre mbrëmjen e kësaj të marte.

Në Kryesi, grupi i Bashës, ka diskutuar mbi procedurën e thirrjes së Këshillit nga Bardhi, duke e cilësuar atë anti-statutor dhe në vazhdën e të gjitha veprimet e tij, kundër zgjedhjeve të 29 korrikut, të shtunën. Siç duket, bashistët kanë vendosur të ndëshkojnë Bardhin. Në vendimin e Kryesisë thuhet:

“Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve të Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Pergjithshëm”.

Grupi pro Basha vendosi t’ia heqë vulën Gazment Bardhi, më parë, duke ia kaluar atë Indrit Sefës, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD zyrtare.

Rikthimi i Lulzim Bashës po krijon përçarje të thellë dhe brenda vetë PD, duke krijuar dy palë që vijimsisht akuzojnë njëra-tjetrën, për mungesë të respektimit të statutit të PD./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!