Mungesa disa javore e Lulzim Bashës në parlament nuk i ka shkrirë akujt që i kanë ngritur disa prej bashkëpunëtorëve të tij, më të ngushtë, që janë kthyer në kundërshtarë.
Pas pak më shumë se 2 javë, ai do të rimarrë Kryesimin e PD-së, më 29 korrik, por afrimi i kësaj date nuk i afron deputetët drejt tij, përkundrazi.
Pas shumë seancash ku ai nuk mori pjesë, që para prej kandidimit të tij me e-mail, Lulzim Basha u shfaq këtë të enjte në seancë, e parafundit për këtë legjislaturë.
Por pritja që iu bë, sidomos nga dy bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dikur, Gazment Bardhi, numri 2 më parë dhe Jorida Tabaku, krahu i djathtë, ishte krejtësisht e fohtë.
Mes Lulzim Bashës dhe Jorida Tabakut nuk pati shtrëngim duarsh dhe në rreth 40 minuta asnjë shkëmbim fjale mes tyre, pavarësisht se ishin krah njëri-tjetrit.
Pritja nga Gazment Bardhi ishte edhe më e akullt.
Basha e gjeti Bardhin në Foltore dhe kthimi i tij në karrigen e sallës, përbri tij, nuk ndryshoi asnjë.
Madje, pamjet japin një panoramë të tillë, që duket se Bardhi as nuk e përshëndet ish-kryetarin e tij. Dhe asnjë fjalë midis tyre.
Bardhi u durtokit në Parlament nga Berisha, jo për qëndrimin ndaj ish-shefit të tij, por për fjalimin që mbajti.
“Meritonte duartrokitje të plota. I kam bërë me zemër. Ata janë deputetë të PD. Tjetër është skenari i Ramës me Lul bravën, tjetër janë kundërshtira brenda PD.”
Gazment Bardhi sipas deklarateve tij, vazhdon të mos e njoh datën 29 korrik, që do e rikthej edhe me letra Bashën në krye të Partisë Demokratike, rikthim që do e gjejë PD e lënë prej tij, shumë të vogël, më të dobësuar dhe më të coptuar./abcnews.al