“Bashës s’i dridhet qerpiku”, kryetari i PD-së nga Kurbini: Ne nuk na rrëzojnë dot

schedule15:38 - 20 Janar, 2022

schedule 15:38 - 20 Janar, 2022

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në kuadër të turit që po zhvillon në bazë ditën e sotme ishte në Kurbin. Ai u foli demokratëve me besim se pas përçarjes së tanishme, partia më e madhe në opozitë do të ringrihet dhe do të kthehet më e fortë se kurrë në pushtet.

Ndodhemi në një situatë që askush që nuk e kishte dëshiruar. Disa të imponuara nga diktatura dhe veglat e diktaturës që nuk u shkërmoqën, disa edhe si rezultat i gabimeve tona. Por demokratët i diferencon diçka, aftësia për të menduar me kokën e tyre dhe jo me kokën e idhullit të rremë, për të folur të vërtetën ashtu sikur është, arsyeja për të marrë vendimet dhe kjo u jep fuqinë demokratëve; nuk na rrëzojnë dot, do të ngrihemi edhe më të fortë” tha ai.

Agron Gjekmarkaj, që pak ditë më parë u zgjodh n/kryetar i PD-së vlerësoi Lulzim Bashën dhe sulmoi sërish ashpër Sali Berishën.

Ne kemi zgjedhur të ardhmen. Në datë 8 janar kam qenë në selinë e PD-së bashkë me kryetarin Basha dhe deputetët në përmbushje të funksioneve që ne kemi si institucione të partisë, por u sulmuam duke u thyer cdo kod bese dhe burrërie për të shkaktuar gjakderdhje, këtë nuk ja bën shqiptari shqiptarit dhe vetëm komunistët, gjejeni vetë kush është komunisti në këtë rast.

Prej pak ditësh kam pranuar nderin e Bashës për të qenë n/kryetar i kësaj force. Një ndër arsyet, Basha është një burrë që nuk i dridhet qerpiku, nuk ka frikë, është i gatshëm të përballet me Ramën, t’i dalë përballë rrezikut dhe të jetë nesër kryeministër i Shqipërisë. Duhet të nxjerrim jashtë personazhet e tranzicionit” tha ai.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!