Bashën e presin me protestë, demokratët tension me policinë: Mos më prek, e kemi brenda llojit

schedule17:24 - 26 Janar, 2022

schedule 17:24 - 26 Janar, 2022

Lulzim Basha mbrëmjen e sotme ishte në Korçë për të takuar demokratët.

Ky ishte takimi i parë i kryedemokratit pas konfliktit me Sali Berishën që solli çarjen e madhe që u reflektua ashtu si në qytetet e tjera ku ka shkuar. Një grup demokratësh në krahun e Sali Berishës e pritën me protesta.

Nuk mungoi tensioni. Në momentin që policia u kërkoi që të largoheshin nga hyrja e godinës ku Basha po mbante takimin, demokratët u rebeluan duke u kërkuar efektivëve që të distancoheshin nga konflikti brenda familjes së tyre politike.

S’dua të shtyhem. Le të plasë. Zotëri ne jemi brenda llojit. Ç’ne që është mbrojtur kryetari i opozitës me polici?”.

Nuk munguan edhe ofendimet dhe sharjet mes vetë demokratëve të ndarë në dy kampe. “Mos u afro. Hajde more, hajde këtej po ta mbajti”. Me pankarta në duar dhe thirrje “Basha ik”, demokratët nuk u larguan pavarësisht tentativës së policisë.

Ne jemi demokratë, por jo bukëshkalë si Basha, që na tradhtoi. Ja di për faleminderit Ramës, që më ka helmosur sa ky njeri” tha nje qytetar. / Abcnews.al