Nga Korça kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinj ka premtuar sërish se me ardhjen e tij në pushtet do të mundësojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Basha u zotua se ashtu siç liberalizuan vizat dhe futën Shqipërinë në NATO, do të ndodhë edhe me integrimin në BE.
Kryedmeokrati tha se një gjë të tillë mund ta bëjë ai dhe jo Edi Rama, që sipas Bashës në tetë vite ka dështuar dhe nuk bëri asnjë hap drejt Europës.
Lexo edhe: Basha në Korçë: Ndeza një qiri te “Lëndina e lotëve”, emigracioni trishtim edhe pas 200 vjetësh
“Nga fillimi i shtatorit çdo i ri të mësojë pa paguar asnjë lek pesë gjuhë të huaja online. Aspekti i dytë që dua të ndaj sot me ju që po kështu si fillim online dhe më pas përmes një kampusi të kombinuar qeveria ime do të ofrojë 20 trajnime profesionale për rininë shqiptare .
Dëshira për të investuar nuk mjafton nëse mungon kualifikimi. Ne e dimë sëmundjen e këtyre tetë viteve. E dimë pse kemi ngecur. Po të kishim ecur përpara të gjitha këto do të kishin nisur tashmë.
Ky plan që kemi është pjesë e një vizioni për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit drejt BE. Askush nuk do ia ulë më kokat studentëve shqiptarë. Askush nuk do t’i trajtojë si skllevër punonjësit. Ka vetëm një garanci, anëtarësimi në BE.
Kam një pyetje për ju, kush do ta bëjë këtë të mundur? Një njeri që 8 vite nuk hodhi asnjë hap drejt Europës. Një njeri që ka harxhuar tetë vite duke më fajësuar mua për dështimet e tij. Ky do na çojë në Europë pas tetë vitesh dështime. Apo dikush që e njeh dhe e ka shkelur shtegun me Evropën. E mbani mend kur ju premtova se do të hiqja vizat. Ja ku jemi sot. Ne e bëmë të mundur të gjithë së bashku i hoqëm vizat për shqiptarë. Edhe futjen e Shqipërisë në NATO. Kini besimi. Ne do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE. Kështu do të garantojmë ardhjen e investimeve të huaj,” deklaroi Basha. g.v/abcnews.al