Basha zgjohet herët, por prapë “shume vonë” / Pa parti, kërkon të çojë i vetëm në Kushtetuese “Kodin Zgjedhor”

schedule15:28 - 27 Korrik, 2024

schedule 15:28 - 27 Korrik, 2024

Si rradhë që mund të ndodh, Lulzim Basha, këtë të shtunë, doli herët për të dhënë një deklaratë për mediat, nga selia me qera.

Ajo që donte të denonconte, ishin ndryshimet e Kodit Zgjedhor, që u miratuan mbrëmjen e së premtes, me bashkimin e votave të PS-së dhe ish-partisë që ka drejtuar, PD-së.

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, në daljen në orën 10:00 të kësaj të shtune, deklaroi një vendim të rëndësishëm, për të vijuar kundërshtimin e tij të fortë kundër listëve të mbyllura për deputetë. Betejën për lista të hapura, do e vijojë në Gjykatë Kushtetuese, tha Basha.

“Ekipi i juristëve tanë në bashkëpunim me ekspertë të njohur po vlerëson anti-kushtetueshmërinë  e aktit të djeshëm e po përgatit dërgimin e dosjes së Gjykatën Kushtetuese”

Por sa seriozisht e ka Lulzim Basha kësaj radhe?

Në Kushtetutë parashikohen qartë të gjitha palët që mund të çojnë një vendimmarrje të Kuvendit në gjykatë. Por në asnjë rast, nuk parashikohet që një deputet i vetëm mund ta bëjë këtë.

Në kushtet kur Lulzim Basha nuk ka parti politike, ta paktën deri tani, nuk mund të bëjë një ankimim. Kushtetuta e parashikon dhe të drejtën e deputetëve, por në çdo rast duhet të bëhen bashkë minimalisht 28 deputetë për t’iu drejtua Gjykatës Kushtetuese.

E vetmja mundësi që ka Basha është përmes një partie politike. Në këtë rast, ose duhet ta krijojë shpejtë një parti të re, ose të shkojë në gjykatë, duke gjetur një aleat me parti.

TABELË

Kush mund ta vërë në lëvizje Kushtetuesen?

  1. a) Presidentit të Republikës;
  2. b) Kryeministrit;
  3. c) jo më pak se një të pestës së deputetëve;

ç) Avokatit të Popullit;

  1. d) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit;
  2. dh) çdo gjykate
  3. e) çdo komisioneri të krijuar me ligj për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta;

ë) Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

  1. f) organeve të qeverisjes vendore;
  2. g) organeve të bashkësive fetare;
  3. gj) partive politike;
  4. h) organizatave;
  5. i) individëve (për çështje që lidhen me interesin e tyre)

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!