Basha: Zgjedhjet në PD testi i parë pas 25 prillit, dora e Ramës për bashkëpunim, e mbushur me helm

schedule11:57 - 7 Qershor, 2021

schedule 11:57 - 7 Qershor, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi gjatë takimit me demokratët në zonën e Shkodrës së zgjedhjet në PD janë një proces i rëdnësishëm dhe jo thjesht një ditë rutinë. Ai tha se ky është testi i parë pas 25 prillit për situatën brenda partisë.

“13 qershori është një datë e rëndësishme dhe jo një ditë rutinë. Ky është testi i parë pas 25 prillit për të parë sjelljen tonë, gjendjen tonë. Për të shpallur edhe një arsye më shumë dhe  një kontrast të thellë mes uzurpuesve dhe ne që jemi të vetmit”, u shpreh Basha.

Ai deklaroi se masakra e 25 prillit nuk do njihet kurrë prej tij ndërsa edhe njëherë theksoi përgjigjen për ftesën për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama.

“Masakra e 25 Prillit nuk do njihet kurrë nga unë. Gjithçka na bën pjesëtarë në këtë masakër zgjedhore.

Dora e bashkëpunimit është e mbushur me helm jo vetëm për mua por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Jo-ja ime është e prerë dhe finale. Pavarësisht masakrës zgjedhore dhe qindra faktorëve të tjerë që secili prej jush i ka ndjerë, fakti është se shqiptarët nuk kanë shpresë dhe forcë tjetër për t’i nxjerrë nga qorrsokaku përveç Partisë Demokratike”, u shpreh Basha. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!