Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar se nuk i është nënshtruar testit të koronavirusit.
I pyetur nga gazetarët gjatë një komunikimi virtual nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se nuk ka pasur ndonjë shqetësim për ta bërë një gjë të tillë.
“Personalisht s’kam pasur asnjë indikacion apo shqëtesim të ngjashëm”, tha Basha.
Ndërkohë, më heretë gjatë fjalës së tij kreu i demokratëve përshëndeti vendimin e qeverisë për të anuluar prokurimet publike. Gjithashtu, Basha bëri edhe njëherë thirrje se duhet të anulohen të gjitha koncesionet. /abcnews.al.

