Dy ditë para protestës kombëtare të 8 Korrikut, lideri i opozitës Lulzim Basha ka shkuar pasdite në Kavajë për t’u takuar me drejtuesit e Partisë Demokratike atje në funksion të organizimit të protestës së 8 Korrikut.
Kreu i opozitës ka ka kryer takimin informal me drejtuesit e degës, ndërsa shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Bashkisë se Kavajës. Zoti Basha tha se beteja e opozitës është për zgjedhje te lira e të ndershme dhe se nuk ka për të njohur kthim pas, derisa kjo betejë të fitohet.
Lideri i opozitës shprehu mirënjohjen për këdo që i është bashkuar kësaj beteje dhe tha se është shumë e rëndësishme që protestës së 8 Korrikut t’i bashkohen sa më shumë shqiptarë nga ata që refuzuan Edi Ramën. /abcnews.al