TIRANË- Pas marrëveshjes në Kuvend u rikthye paqja
Në orën e caktuar deputetët hynë qetësisht në sallë, për të marrë pjesë në një seancë që do të ishte normale, sic nuk ndodhte prej gati 6 muajsh.
Seanca nisi punën sipas rendit të dites, por kaosi nga Rithemelimi ja la vendin Lulzim Bashës.
Ai u kthye në protagonist të seancës së parë, pas pajtimit të socialistëve me berishistët, duke zgjedhur të bllokoje foltoren.
Veprimi i kushtoi përjashtimin nga séanca.
“Edhe njëherë Basha, ju lutem të lironi foltoren. Atëherë jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të foltores. E kam për një ditë e ka drejtuesi i seancës, jeni i përjashtuar. Ju i dini rregullat e qarta të rregullores së Kuvendit”
Para se Basha të linte sallën tonet mes PD së Bashës dhe PS u ngritën për reformën zgjedhore, komisionit të së cilës i përfundoi mandati sot. Basha akuzoi Rithemelimin dhe mazhorancën për pazare.
“Mos përsërisni skandalin e 2008” tha Basha.
“ bënë sikur punuan dy muaj, ky kuvend duhet t’i mbajë përgjegjës për dështimin e reformës zgjedhore. Në një kohë të shkurtër ti japim qytetarëve një reformë dhe jo një tallje me teza jenisherësh kthehen sa herë që dikush ka nevojë për t’u bërë deputet” u shpreh Bardhi.
“Ne nuk kemi ca bëjmë tjetër veçse të presim raportin përfundimtar të këtij komisioni bipartizan që ka funksionuar më gjatë se çdo komision tjetër dhe s’ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër” theksoi Çuçi.
Me përjashtimin e Bashës nga Parlamenti u larguan dhe deputetët e grupit të tij./ abcnews.al