Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Basha vendos: Kush do drejtojë Elbasanin

schedule14:25 - 7 Janar, 2021

schedule 14:25 - 7 Janar, 2021

Partia Demokratike ka caktuar Gazment Bardhin drejtues politik për qarkun e Elbasanit. Lajmi bëhet i ditur për abcnews.al nga gazetari Juxhin Mustafaraj.

Pas nënkryetarit Edi Paloka, i cili u emërua në Durrës, kryetari Lulzim Basha ka vendosur që Sekretari i Përgjithshëm i partisë të marrë drejtimin e fushatës elektorale në qarkun Elbasan.



Lexo edhe: PD cakton Edi Palokën drejtues politik për qarkun Durrës

Më herët strukturat e PD kanë caktuar Helidon Bushatin drejtuesin e demokratëve në Shkodër. Në Fier u emërua ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë Bujar Leskaj, ish-ministër i qeverisë Berisha dhe ish-kryetar i KLSH-së. Pritet që të bëhen publikë edhe drejtuesit politikë të qarqeve të tjera. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!