Basha uron nga Shkodra Fitër Bajramin: Gëzuar festën e madhe të shpresës dhe besimit

schedule10:59 - 24 Maj, 2020

schedule 10:59 - 24 Maj, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar nga Shkodra Fitër Bajramin, festën më të rëndosishme të besimtarëve myslimanë.

Basha ishte në xhaminë e Parrucës në Shkodër, i shoqëruar edhe nga kryebashkiakja në detyrë, Voltana Ademi. Para mediave Basha uroi të gjithë besimtarët, ndërsa një mesazh të veçantë dha për agjëruesit.

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar ditëne Fitër Bajramit, festën e madhe të shpresës dhe besimit. Në veçanti uroj agjëruesit që kanë mbyllur një muaj  sakrifica dhe sprovash. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet. I bekoftë ata dhe familjet e tyre. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, u shpreh Basha. /abcnews.al