Basha uron myslimanët: Agjërim të lehtë, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë

schedule23:34 - 12 Prill, 2021

schedule 23:34 - 12 Prill, 2021

Pak orë nga nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë për një agjërim të lehtë dhe të pranuar.

“Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!

 

Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e lutjeve tona drejtuar Zotit, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzim për çdo familje shqiptare.

Agjërim të lehtë e të pranuar, dritë, shpresë dhe begati sjelltë ky muaj për ju, familjet tuaja dhe gjithë shqiptarët kudo që janë!” shkruan Basha./ Abcnews.al