Basha uron Mitsotakis për festën e Pavarësisë së Greqisë

schedule13:26 - 25 Mars, 2021

schedule 13:26 - 25 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, me rastin e 200-vjetorit të Pavarësisë së Greqisë.

Me anë të një reagimi në Twitter Basha shkruan se mbetet tërësisht i angazhuar në forcimin e mëtejshëm mes shtetit shqiptar dhe atij helen

Postimi i Bashës:

“Urimet më të pёrzemёrta për popullin dhe autoritetet greke Mitsotakis për 200 vjetorin e Revolucionit Grek! Gezuar Ditёn e pavarёsisё! Mbetem i angazhuar nё forcimin e mёtejshёm tё bashkëpunimit dhe miqësisë sё  gjatё midis vendeve dhe njerëzve tanë.” Shkruan Basha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!