Basha urim për 8 Marsin: Pa gra të forta, nuk ka një Shqipëri të fortë

schedule16:34 - 8 Mars, 2021

schedule 16:34 - 8 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar gratë me rastin e 8 Marsit. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Basha kujton se gratë shqiptare janë forca e vendit.

Sipas kreut të demokratëve, me gra të forta Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë.

“Urimi i kryetarit Basha për 8 Marsin:

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet të kujtojmë se:

Ju, gratë e Shqipërisë, jeni forca e vendit tonë.

Pa gra të forta, nuk ka një Shqipëri të fortë.

Me gra të forta – Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë, dhe ne padyshim që kemi shumë sfida përpara nesh.

Ju meritoni një qeveri më të mirë. Një qeveri që kujdeset për ju.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas të gjitha grave shqiptare!”, shkruan Basha.

g.v/abcnews.al