Dy ditë më parë, Lulzim Basha u rikthyer në krye të Partisë Demokratike. Ai mori 16.196 vota, kundër rivali i tij, Gjergj Hani 1.657. Kjo është hera e katërt që Basha është kryetar i PD-së dhe kjo ka bërë që shumë qytetarë mos të jenë dakord.
Njëri prej tyre ka telefonuar në “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, duke u shprehur se PD-së nuk i duhet një njeri kukull, por një lider i fortë.
“Ky Lul Basha që u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike nuk ka pikë autoriteti mer burrë. Është një kukullë, si një diçka pa ngjyrë, pa shije, pa asgjë. Mirë ata 19 mijë veta që e zgjodhën, mund të kenë ndërmend kohën e diktaturës. Të gjithë spiunat, apo njerëzit pa kurrëfarë morali, uleshin në parti ose në ndonjë vend tjetër. Edhe këtu këtë përshtypje më jep, si mund të zgjidhet ai kryetar partie nuk ka asnjë lloj burrërie.
Duhet një lider i fortë, ja si Edi Rama për shembull”, tha qytetari.
PD-ja i ka mbajtur këto zgjedhje e përçarë dhe e ndarë në tri pjesë. Deri para këtij procesi PD ishte e ndarë në dy pjesë, mes mbështetësve të Lulzim Bashës dhe atyre të Sali Berishës. Por, zhvillimi i këtij procesi e thelloi edhe më shumë përçarjen.
Zgjedhjet për kreun e PD-së janë kundërshtuar nga një tjetër grupim, nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe shtatë deputetë që e mbështesin atë./abcnews.al